Dritare dhe Dyer Geneo (RAU-FIPRO)

Sistemi premium i përforcuar me fibra me një thellësi instalimi prej 86 mm dhe një vlerë Uf deri në 0.79 W / m²K

GENEO ju ofron qëndrueshmëri më të mirë duke kombinuar materialet e teknologjisë së lartë me një konstruksion të optimizuar të profilit dhe sistemit të integruar të përforcimit IVS. Në këtë mënyrë GENEO arrin pikën më të lartë Uf deri në 0.79 W / m²K pa ura termike dhe zvogëlon konsumin e energjisë deri në 76%.

Përparësitë tuaja:

  • Trajtim dhe instalim më i lehtë për shkak të lehtesimit të peshës deri në 40% në krahasim me dritaret standarde
  • Hapje dhe mbyllje shumë e lehtë, pasi gjeometria e izolimit e zhvilluar rishtazi zvogëlon presionin e mbylljes.
  • Veshje e sipërfaqes me definicion të lartë që nuk ka nevojë për shumë mirëmbajtje,  është shumë e lëmuar dhe elegante
  • E disponueshme në shumë forma dhe të gjitha variacionet e ngjyrave
  • E riciklueshme dhe miqësore ndaj mjedisit

Dritare dhe Dyer SYNEGO

Sistemi PVC me thellësi prej 80 mm dhe vlerë Uf deri në 0.94 W/m²K

Dritaret SYNEGO janë zgjidhja më e mirë për klientët e ndërgjegjshëm për konsumin e energjisë. Përveç vlerës Uf deri në 0,94 W/m²K, qe siguron nje kursim te ndjeshem te energjise, sistemi që ofron dhe variante të shumanshme të dizajnit dhe ngjyrave.

Përparësitë tuaja:

  • Më shumë hapësirë ​​në magazinë, sepse mund të perdorni vetem sistemin SYNEGO me dy variante izolimi.
  • Gamë e gjerë profilesh
  • E disponueshme në të gjitha ngjyrat dhe me brendësinë e re prej xhami të laminuar KALEIDO VISION
  • E riciklueshme dhe miqësore ndaj mjedisit

Dritare dhe Dyer Euro-Dizajn 70

Sistem i dritareve me thellësi 70 mm

Sistemi ynë i dritareve Euro-Dizajn 70 i ofron klientëve tuaj një gamë të gjerë opsionesh dizajni. Falë thellësisë 70 mm, është gjithashtu tërësisht i përshtatshëm për ndërtesat e vjetra

Përparësitë tuaja:

  • Më shumë hapësirë ​​në magazinë falë përforcimeve të njëjtave për kornizën dhe shiritin
  • E disponueshme në të gjitha ngjyrat KALEIDO COLOR përveç KALEIDO VISION